Klos. Riparohet kanali vaditës i Kurqelajve, uji shkon tek tokat bujqësore
Bashkia e Klosit ka zgjidhur problemin e vaditjes në fshatin Kurqelaj të Njësisë Administrative Suç. Tre ditë më parë banorët e këtij fshati u ankuan për vonesën e ujit vaditës për të mbjellat, vonesë e cila sipas tyre ka ardhur nga mosndërhyrja në kohë e pushtetit vendor për ta vënë