Puna për ndërtimin e rrugës së Arbrit nuk është ndaluar për asnjë periudhë duke përjashtuar ditët zyrtare të pushimit. Firma ka përqendruar forcat në përfundimin e rrugës lidhëse të rrugës së Arbrit me atë Klos – Bulqizë në fshatin Fshat.
Siç duke nga pamjet në afërsi të lagjes “Zhuku” është bërë një punë kolosale duke ulur trasenëe re të rrugës në një koordinatë të përshtatshme për qarkullimin e të gjitha llojeve të mjeteve.

Ndonëse këtë të Hënë mjetet nuk punojnë për shkak se është ditë pushimi, jashtë kameras, banorë të zonës shprehen se gjatë kësaj periudhe puna ka qenë intensive nga ana e firmës që po zbaton projektin e ndërtimit të rrugës së Arbrit.
Në kontakte me përfaqësues të firmës zbatuese të projektit është bërë e ditur që do të ndërtohet një urë e re paralele me atë ekzistuese në fshatin Fshat.
Edhe rruga që është ndërtuar mbi lagjen “Zhuku” është zgjeruar për tu bërë në dy sense lëvizjeje pasi ajo ekzustuesja ka qenë me vetëm një sens lëvizje.
Përfundimi i rrugës së Arbrit po pritet me padurim nga të gjithë banorët e Qarkut Dibër.