Ndonëse emërtohet si lagjja e re e Bulqizës, ajo ështëme probleme të vjetra. Pjesa më e madhe e rrugëve të brendshme të kësaj lagjeje janë të degraduara, me gropa të hapura kudo, e puseta pa kapakë që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Një pjesë të këtyre rrugëve janë dëmtuar si rezultat i punës së bërë për sistemimin e ujërave të ndotura të rrjetit të kësaj lagjeje, e rrugët e tjera si rezultat i amortizimit pasi janë asdfaltuar shumë vite më parë. Banorët e lagjes së re në Bulqizë thonë se dëmtimi i rrugës është bërë shpesh edhe burim aksidentesh nga mjetet të cilat tentojnë tju shmangen atyre. Po ashtu, një tjetër problem madhor për ta është edhe dëmtimi i kapakëve të pusetave ku fëmijët dhe mosha e tretë janë të riskuar të biejnë brenda. E vetmja rrugë e pa dëmtuar është ajo e unazës, por edhe në këtë segment qytetarët shprehen se makinat lëvizin me shpejtësi të lartë duke ju rrezikuar jetën.

Banorët e lagjes së re në Bulqizë kërkojnë që bashkia të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e këtyre problemeve pasi me nisjen e shirave dhe ardhjen e stinës së dimrit, situata do të përkeqësohet akoma më shumë.