Milot/ Zjarr në afërsi të Urës së zogut, rrezik për biznesin pranë
Një stallë është përfshirë nga zjarri në afërsi të “Urës me Harqe “, në Lezhë.
Menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikëset dhe policia ku po punohet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit
Nga fotot e sjella duket se zjarri është i përmasave të mëdha.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku po punohet për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.