Ylli i Saimir Hoxhës vendoset në murin e dëshmorëve të Atdheut, Rama : Fëmijët e tij nuk janë vetëm
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në ceremoninë e vendosjes së yllit të nënkomisarit Saimir Hoxha, në murrin e Dëshmorëve të Atdheut.
Mes reshjeve të shiut kryeministri ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku ka theksuar se fëmijët e 44-vjeçarit nuk do të lihen kurrë vetëm nga shteti.