29 Shtatori është dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore e cila përkujtohet si e tillë që prej vitit 2003. Në themel të kësaj dite qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë, në vitin 1916, gjatë luftës së I -rë botërore. Por sa po bëhet për mirëmbajtjen e kësaj trashëgimie. Shumë objekte rrezikojnë deri në pikën e fundit për të mos ekzistuar më, e në këtë moment kujtohen instancat. Kjo është banesa e Bajram Allushit në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit. Megjithëse në këtë banesë monument kulture i kategorisë së parë janë bërë ndërhyrje, e zonja e shtëpisë, Sarie Allushi thotë se banesa rrezikon shembjen pasi ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i vitit 2019.
Kjo është ndër banesat më interesante të zonës së klosit bashkë me banesën e Rexhep Lleshit e cila ndodhet jo shumë larg saj. Të dy këto banesa kanë nevojë për më shumë vëmendje nga instituti i mbrojtes së monumenteve të kulturës.