Dibër, gjykata vendos arrest me burg për Fatjon Ketën
Gjykata e Dibrës ka vendosur arrest me burg për 20 vjeçarin Fatjon Keta i cili të enjten e kaluar vrau në Bulqizë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha.
Masa e sigurisë ndaj Ketës është zhvilluar të dielën në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, ndërsa mësohet se ai nuk ka shfaqur pendesë