Gjykata e Dibrës ka vendosur arrest me burg për 20 vjeçarin Fatjon Keta i cili të enjten e kaluar vrau në Bulqizë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha.
Masa e sigurisë ndaj Ketës është zhvilluar të dielën në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, ndërsa mësohet se ai nuk ka shfaqur pendesë as në sallën e gjyqit.
Të enjten e kaluar rreth orës 10:00 në pedonalen e bulqizës fare pranë qëndrës së qytetit, sipas policisë Fatjon Keta ka goditur me thikë 21 vjeçarin Arlind Pasha teksa ky i fundit po lëvizte në trotuar. Me gjithë ndihmën e dhënë nga qytetarët të cilët e transportuan të riun menjëherë në spital, 21 vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Pas vrasjes së moshatarit të tij autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 90 minuta pas krimit të rëndë, Fatjon Keta u arrestua nga uniformat blu në “Lagjen e Re” të Bulqizës.