Kreu i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK si argument për shkakrimin e Vatës tha se nga analiza financiare, subjekti ka balancë negative dhe munges të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë. Ndërkohë DSIK ka konstatuar papërshtatshmëri për vazhdimin e detyrës si prokuor për Vatën, ndërsa ONM i ka referauar komisionit disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në Minierat e Bulqizës.