Temperaturat e ulta të mbrëmjes së kaluar kanë krijuar probleme në segmentin e rrugës nacionale Bulqizë – Peshkopi,pjesë e rrugës së Arbrit.
Segmenti i njohur si “Pishat”, dy kilometra nga qyteti i Bulqizës, u mbulua nga akulli, duke u bërë burim aksidentesh për të gjithë përdoruesit e rrugës. Gjatë ditës së martë është pikasur një automjet që kishte pësuar aksident.
Mjetet, të cilat lëvizin për të herë të parë në këtë rrugë, janë përballur me befasi nga prezenca e akullit, ku disa prej tyre kanë dalë nga rruga, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Ndonëse ky segment është gjithmonë problematik gjatë stinës së dimrit, ai nuk është kriposur nga firma mirëmbajtëse për të shmangur aksidentet.
Në këtë rrugë, për shkak të akullit që krijohet sa herë ka temperatura të ulta, ka patur aksidente edhe me humbje jete njerëzore.
Ndërsa policia vazhdimisht këshillon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes në rrugën Bulqizë – Peshkopi.
Vetëm pasi ka ndodhur aksidenti i ditës së sotme, firma ka nisur kriposjen e rrugës.