‘Paga e Luftës’, Rama: Gjobë bizneseve që nuk aplikojnë për punonjësit

Share

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjobitjen e bizneseve që nuk aplikojnë që punonjësit të marrin pagën 40 mijë lek.

Rama thotë se ka disa biznese të mëdha që nuk po aplikojnë, prandaj sot qeveria do të miratojë gjobitjen e atyre që nuk po bëjnë regjistrimin ‘online’

Postimi i Ramës:

🔴 Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Whatsap, drejtohen këtu (ku u lutem të jenë konkretë e të lënë të dhëna të sakta për biznesin ku kanë punuar, jo komente të përgjithshme🙏), në Ministrinë e Financave ose tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësi i tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin!

Kjo është e patolerueshme!

SOT NE DO TË MIRATOJMË NJË GJOBË KUPTIMPLOTË PËR SUBJEKTET E BIZNESIT TË MADH, QË TRADHËTOJNË ME KËTË PAPËRGJEGJSHMËRI TË PLOTË SOCIALE PUNONJËSIT E TYRE, DUKE MOS MARRË MUNDIMIN TË BËJNË AS NJË APLIKIM 3 MINUTA NË EMËR TË KOMPANISË PËR TA😡

KUSH NUK DO TA MARRË MUNDIMIN TË APLIKOJË TEK TATIMET, QË PUNONJËSIT TË MARRIN PAGESËN 40 MIJË LEK, DO TË GJOBITET PËR ÇDO PUNONJËS QË KA BRAKTISUR NË KËTË MËNYRË TË PATOLERUESHME!

Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!

🟢 NDËRKOHË VAZHDON SHPËRNDARJA E NDIHMËS FINANCIARE DHE KËTË JAVË NIS LËVRIMI I KËSTIT TË DYTË TË PAGËS SË LUFTËS, SI EDHE NDIHMËS EKONOMIKE DYFISH😊

🟢 ASNJË S’DO MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON ME LIGJ E ME ZAKON!

Read more

Local News