Pa kaluar ende një muaj nga asfaltimi me bujë të madhe i segementit të rrugës së Arbrit nga fshati Fshat deri në Qafën e Buallit, ka nisur shfaqja e gropave. Nxtimi për të hapur këtë pjesë rruge para zgjedhjeve të 14 Majit ka bërë që të mos i kushtohet rëndësisë cilësisë së asfaltit të hedhur në të. Siç duket nga pamjet në fshatin Plan i Bardhë janë shfaqur gropa, por më e keqja është se në to janë vendosur gurë për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë këta të fundit shprehen se jo vetëm shfaqja e gropave është problem, por edhe standarti i shtresës asfaltike e cila krijon dridhje në automjet sikur të ishte në një pikë kolaudimi apo të kontrollit teknik.

  Ashtu si pjesa tjetër e kësaj rruge nga fshati Fshat deri në Tiranë edhe pjesa e fshatit në Plan të Bardhë u hap me ceremoni nga autoritetet, por gjendja e rrugës është kjo që shihni edhe pse nuk ka kaluar as një muaj.