Opozita vijon të organizojë protesta për të realizuar kërkesat e saj si kusht për të marrë pjesë në zgjedhje. Protesta e radhës do të jetë ajo e të shtunës ku të gjithë mbështetësit e opozitës do të mblidhen në Tiranë në orën 18 e 30. Ish deputetja e Qarkut Dibër, njëherësh e deleguar e PD për këtë qark Dhurata Çupi thotë se të gjithë qytetarët e këtij qarku kanë shumë arsye për tju bashkuar aksionit të radhës të opozitës.
Çupi ka fol edhe për protestën e një jave më parë tek ura e Matit. Sipas saj shoqërimet e protestuesve në polici janë bërë për të ushtruar presion ndaj tyre që të mos marrin më pjesë në protesta.