Partia Demokratike i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të pezullojë dhënien e mandateve për Këshillat Bashkiakë. Në letrën që i ëhstë dërguar edhe selive diplomatike, Sekretati i Përgjithshëm i PD-së, Gazmernd Bardhi thekson se Kolegji duhet të presë më parë të shprehet Kushtetuesja në lidhje me dekretet e Presidentit Meta për datën e zgjedhjeve.
Opozita i dergon letër Kolegjit Zgjedhor duke i kerkuar që të pezulloj dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë. Letra e opozitës është shkruar dhe mban firmen e numrit 2 të PD, Gazment Bardhi, para se të nisshqyrtimi ne kolegj i çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë. Letra për pezullimin e shpërndarjes se mandateve nga Kolegji, informohet ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë. Ndërkohë që disa ditë më parë Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Ndërsa opozita shkruan se pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake. Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.”
Sipas letres se opozites ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit dhe se vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë. Gjithashtu ne leter opozita shkruan se regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR dhe vtëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve. Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tetor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen.Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti, thuhet nder te tjera en letren e firmosuar nga GAzment bardhi. Apeli i opozitës për Kolegjin është që ti sherbej interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate.