Një ditë më parë një ndër kandidaturat e zyrtarizuara të Partisë së Astrit Patozit ishte edhe Shkëlzen Qoka që do të garojë për Bashkinë e Dibrës. Shkëlzen Qoka ka qenë më parë kryetar i ish Komunës Muhurr në mandatin 2003 – 2007 nën siglën e Partisë Demokratike.
Por edhe vitet e fundit Shkëlzen Qoka ka qenë i angazhuar në degën e Partisë Demokratike në Dibër deri në momentin e bashkimit me partinë e Astrit Patozit. Madje, Shkëlzen Qoka ende vijon të jetë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë si anëtarë i Këshillit të Bashkisë Dibër. Me të gjitha këto atribute të përfituara nga Partia Demokratike, siduket Qoka ende nuk e ka harruar këtë parti.
Në intervistën e dhënë për Mat Tv, Qoka e argumenton kandidimin e tij nën siglën e Partisë Bindja Demokratike si një mundësi e re që po i u jepet qytetarëve dibran.
Shkëlzen Qoka do të jetë përball Dionis Imerajt në zgjedhjet e 30 Qershorit për Bashkinë Dibër.