Rritja e çmimeve të produkteve të shportës apo shërbimeve të tjera ka vënë në vështirësi pensionistët. Këta të fundit thonë se nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet më minimale për të jetuar për shkak se pensionet që marrin janë në vlera shumë të ulta e të pamjaftueshme për të bërë një jetesë mesatare. Të gjithë pensionistët e prononcuar për mikforonin tonë në disa zona të Qarkut Dibër, shprehen se pjesa më e madhe e pensionit të tyre shkon për ilaçe. Ata kërkojnë që të rriten edhe pensionet në raport me rritjen e çmimeve. Vlerën më të ulët të pensioneve vijojnë ta mbajnë të gjithë ata që kanë punuar në sektorin e kooperativës bujqësore para viteve 90-të.

Rritja e pensioneve nuk ka qenë asnjëherë e kënaqshme për pensionistët të cilët vijojnë të jenë me të ardhurat më të pakta në shoqëri, duke përjashtuar ata që trajtohen me ndihmë ekonomike.