Përjashtimi i ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka ngjallur interes publik. Qytetarët e Bulqizës e komentojnë në mënyra të ndryshme, ndonëse emëruesi i përbashkët i tyre është që ai nuk duhej të ishte më në parlament. Shumë nga qytetarët e konsiderojnë të drejtë vendimin e Bashës, e të tjerë si të imponuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shumë qytetar, kryetari i PD Lulzim Basha nuk kishte shumë alternativa, ose të ikte vetë nga drejtimi i partisë ose të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar.