Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave shqiponja në orët e para të 8 Dhjetorit ka shkaktuar protesta masive jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera të vendit. Në ditën e tretë të protestave Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qytetarët e Bulqizës e konsiderojnë të pamjaftueshëm aktin e ministrit, ndërsa kërkojnë që dorëheqje të japë vetë Rama. Ata shprehen se vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha me origjinë nga Dibra është krim i rëndë, ndaj nuk duhet lënë me kaq.
Edhe Bulqiza pati reagim të të rinjëve në lidhje me vrasjen e Rashës. Mbrëmjen e 9 dhjetorit ata protestuan para komisariatit.