Sot është zyrtarisht dita e parë zgjedhore e fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit. Por situata politike e këtyre muajve të fundit, ka bërë që qytetarët të jenë të ndarë në opinionet e tyre në lidhje me këto zgjedhje.
Edhe pse në Dibër zyrtarisht janë dy kandidatë përballë njëri-tjetrit, njëri nga radhët e PS dhe tjetri nga Bindja Demokratike, për qytetarët nuk kanë asnjë vlerë.
Por ka edhe nga ata qytetar që mendojnë se zgjedhjet duhet të mbahen. Pika e përbashkët e tyre është që meqenëse në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit, gara është me 1 kandidat, të mos quhen zgjedhje, por votime.