Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të përdorur maska në ambjente të mbyllura, është pritur mirë nga qytetarët e Bulqizës. ata janë dakord që këto masa të zbatohen masivisht në popullatë, për të shmangur infeksionin nga Covid-19. Qytetarët shprehen se në lokale, zyra apo ambjente të grumbulluara, përdorimi i maskës duhet të jetë i detyrueshëm. Por qytetarët thonë se më shumë duhet ndërgjegjësimi qytetar sesa detyrimi nga ana e institucioneve.
Ndonëse të gjithë janë dakord për përdorimin e maskës në ambjente të mbyllura dhe shumë të grumbulluara, shumë pak prej qytetarëve mbajnë maskë.