Bashkia Klos është e dyta bashki në shkallë Qarku për nga numri i të infektuarve me Covid-19, me 14 raste aktive.  Gjatë një vëzhgimi të bërë në qytetin e Klosit vihet re që shumica e banoreve nuk e respektojne protokollin e masave të sigurisë të lançuar nga ministria e Shendetesise per vendosjen e maskave ne ambjente publike. Madje edhe kur u kërkohet mendimi mbi  situatën e krijuar nga virusi Covid-19, opinionet e tyre janë kontradiktore. 

Per mikrofonin tone shume nga banoret thonë se koronavirusi nuk ekziston dhe se ai eshte “nje komplot politik mbarëbotëror”.

Ka dhe nga ato qe e besojne qe virusi ekziston por nuk marrin masa mbrojtese si pajisja me maska dhe doreza.

Ndërsa personeli shëndetësor në Klos u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojmë veten dhe njerëzit e tyre, por dhe mjekët e infermierët nga të infektuarit me virusin korona, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta higjenosanitare dhe duke mbajtur maskë në ambjentet e populluara, duke respektuar distancimin social, në përditshmëri.