Nga fillimi i pandemisë Covid-19, Bashkia Mat ka shpërndarë në total 6000 pako ushqimore për familjet në nevojë dhe me ndihmë ekonomike.

Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, bëri të ditur sot se “prej këtyre 4300 janë kontribut i bizneseve dhe familjeve të zonës. 1200 pako janë fond i emergjencave të bashkisë Mat”.

Kryebashkiaku Malaj falënderoi të gjithë bizneset dhe familjet që nuk ngurruan të japin ndihmën e tyre për ata më në nevojë në këtë situatë.

Po ashtu Malaj falënderoi dhe grupet vullnetare që me përkushtim dhe korrektësi maksimale na ndihmuan në përballimin e pandemisë.

Në të gjithë vendin vijon puna për shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.