Burreli-Korabi është sfida kryesore e javës së 17-të në Kategorinë e Parë, pasi ecuria dhe objektivi i të dy ekipeve është ngjitja në Kategorinë Superiore.

Distanca mes dy ekipeve në renditje është shumë e ngushtë, ku Burreli kryeson kampionatin me 34-pikë dhe në vend të dytë pozicionohet Korabi me 33-pikë.

Përballja e sotme pritet me mjaft interes në të dy kampet, pasi një fitore e mundshme për të dy skuadrat do i jepte një mundësi të artë për tu shkëputur nga njëra-tjetra e për të vijuar të qetë rrugën drejt Superiores.

Për këtë takim delikat Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar një arbitër që gjykon rrallë dhe në Superiore, Olsid Ferhataj.

Ky i fundit ka një peshë të madhe në sfidën e sotme, kjo për faktin se shihet me skepticizëm e mjaft dyshime për mënyrën se si mund të mbarvajë takimin. Ferhataj është një gjyqtar që u promovua si një i ri me prespektivë në arbitrimin pas dështimit si futbollist, por gafat e shumta dhe të dyshimta në takimet e Superiores duke vendosur dhe fatet e takimeve, bëri që të përjashtohej nga Superliga.

Por çuditërisht FSHF- ja e ka rikthyer në Kategorinë e Parë dhe i ka besuar sërish shumë sfida vendimtare dhe në shumicën e tyre ai ka qenë tendecioz duke favorizuar skuadra të caktuara e duke ngjallur shumë dyshime.

Rikthmi i tij, shihet si një komandim që FSHF i bën për të favorizuar ekipe të preferuara dhe për të penalizuar skudra që nuk janë në listën e preferencave të institucionit të futbollit shqiptar.

Epiteti i tij në Superiore ishte “kamikaz”, por tashmë në një kategori më poshtë ku ka përfunduar e ka një shans për të rikuperuar imazhin e tij të errët. Dhe sfida e sotme është një test për të!