Operacioni Forca e Ligjit ka sekuesturar 3 automjete të Eduard Dushkut, nga Farka. Ai është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është arrestur disa herë, si dhe ka qenë i dënuar për vrasje. Më herët OFL i kishte dërguar formularin për deklarimin e pasurisë, Eduard Dushkut, i cili dyshohet se ai nuk e justifikon.
E shkuara e Eduard Dushkut
Eduard Dushku është pronar i një linje autobuzësh dhe është arrestuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale. Së fundmi ai është arrestuar në 12 Gusht të 2017-së në Sauk, pas një sherri për pronën me Skënder Osmanin, 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu Eduart Dushku është arrestuar edhe në vitin 2012, pasi ishte në kërkim për vrasjen e Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011.
Sipas Prokurorisë, Dushku është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011. Vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobuzi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku. Sherri fillimisht ka nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.