Bashkia e Dibrës vijon të ketë problematikën më të madhe mungesën e menaxhimit të mbetjeve të konsumit të përditshëm. Të gjithë fshatrat e kësaj bashkie janë të pushtuar nga mbeturinat. Një ndër këto fshatra është edhe fshati Obot në Njësinë Administrative Maqellarë. Banorët e këtij fshati shprehen të indinjuar ndaj pushtetit vendor i cili sipas tyre nuk ka pbërë asgjë mpër ta. Banorët shprehen se paguajnë taksën e pastrimit, atë të infrastrukturës e çdo taksë vendore, por bashkia nuk ofron asnjë shërbim. Shumë banorë shprehen se as që e njohin kryebashkiakun e zgjedhur në vitin 2019. Rruga e këtij fshati është ngushtuar si pasojë e hedhjes së mbeturinave. Në mungesë të koshave, banorët janë të detyruar t’i hedhin ato në ambjent të hapur.
Nga ana tjetër banorët shprehen se prania e mbeturinave është kthyer në një rrezik serioz edhe për shëndetin e tyre, pasi ato janë burim infeksioni.