Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët kanë arritur të gjejnë dhe nxjerrin trupat e pajetë të katër personave të mbytur pasditen e së premtes në liqenin e Banjës në Gramsh.

Fillimisht është nxjerrë nga uji 46 vjeçari Arben Zogu dhe më pas dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Nuk dihen rrethanat e mbytjes së katër personave, por dyshimet e para janë se ata kishin shkuar për tu larë, por që nuk kanë arritur të dalin të gjallë nga uji.