Nxënësit e klasave të para të “Ilia Qiqi” në festë për abetaren
Muaji Maj mbylli edhe festat e Abetares për të gjithë fëmijët e klasave të para. Kanë qenë nxënësit e klasave të para me mësuese Rinita Hasa dhe Liljana Dedja të shkollës 9 vjeçare “Ilia Qiqi”, Burrel, të cilët e kurorëzuan këtë të enjte përfundimin e librit të Abetares me një festë të zhvilluar në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda”. Fëmijët e vegjël treguan se tashmë kanë nisur një etapë tjetër pasi kanë mësuar të shkruajnë e lexojnë. Ata shfaqën talentin e tyre në recitime, këngë e valle duke ua dwshmuar kwtw jo vetwm mwsuesve e shkollws, por edhe për prindërit, gjyshërit, e të afërmit që kishin mbushur sallën. Drejtoresha e Shkollës 9-vjeçare “Ilia Qiqi” Burrel, Edlira Koçi tha se përkushtimi i mësueseve dhe bashkëpunimi i prindërve kanë bërë që këta fëmijë të arrijnë këtu ku janë. Aktivitetin e plotë të festës së Abetares të dy klasave të para të shkollës 9 vjeçare “Ilia Qiqi” Burrel me mësuese Rinita Hasa dhe Liljana Dedja do ta ndiqni të plotë në ditët në vazhdim në ekranin e “Mat Televizion”.