Shumë largime nga skuadra e Burrelit, aty ku pjesa më e madhe e lojtarëve, titullarë dhe jo vetëm kanë pasur kontrata 1-vjeçare. Alban Rexhepi largohet nga Burreli. 25-vjeçari nga Kosova nuk ka gjetur akordin për vazhdimin e kontratës me skuadrën e Burrelit dhe vendos kështu të largohet nga ekipi i Kategorisë së Parë.
Sulmuesi anësor pritet të rikthehet sërish në kampionatin kosovar pasi ofertat për të nuk mungojnë.
Matjanët u renditën në vendin e dytë në fund të sezonit, ndërsa në fazën “Play Off’ u mposhtën nga Tomori duke humbur shansin për ngjitjen në elitë.
Tashmë drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për largimet e para, ndërsa do të bëhen edhe afrime gjatë merkatos së verës.