Kandidatja e PD Dhurata Çupi ka vizituar ditën e sotme fermën e Gani Ahmetit i cili numron mijëra rrënjë të ndryshe frutash të ndryshme.
Fermeri i shprehu të gjitha problemet të cilat ai has por kryesori mbetet mungesa e ujit vaditës.
Çupi u shpreh se për qeverinë Basha, fshati do të jetë prioritet ku vetëm në vitin e parë do të invesitohen 100 milion euro.
Statusi i Çupit në facebook
💙 Ndryshimi është vetëm 10 ditë larg! Votoni 9️⃣, votoni PD!
📌 Ganiu është një fermer matjan, por si mijëra fermerë të tjerë në Shqipëri ai nuk ka marrë asnjë mbështetje nga qeveria këto 8 vjet. Ganiu ka 1500 rrënjë lajthi të mbjella, por i duhet t’i ujisë me kova prodhimet e tij, sepse qeveria nuk investoi asnjë qindarkë për kanalet vaditëse në Mat.
📌 Kjo gjendje do të marrë fund me votën e Ganiut dhe të qindra mijëra fermerëve të tjerë në 25 Prill. Qeveria Basha ka një program konkret dhe të realizueshëm për bujqësinë, që e nxjerr fshatin nga mjerimi brenda mandatit të parë.
✅ 100 milion euro do të jepen çdo vit parà në dorë për fermerët për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori.
✅ Paratë do të përfitohet pa skemat aktuale mashtruese dhe përjashtuese. Pa nipt. Vetëm me kartën e identitetit.
✅ Për infrastrukturën në fshat, rrugët, vaditjen, kanalet kulluese, magazinat grumbulluese investimi do të jetë çdo vit 50 milionë euro.
💙 Nëse doni ndryshim, dilni dhe votoni numrin 9️⃣ në fletën e votimit! Votoni PD për të ardhmen tuaj!