Shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” në qytetin e Burrelit do të ketë këtë vit terrene të reja për të zhvilluar lëndën e mjeshtërisë sportive. Kryetari i Bashkisë Mat dhe se investimi në kalçetot sportive të kësaj shkolle janë bërë në bashkëpunim me “Save The Chlidren”, ndërsa ato do të jenë në shërbim edhe të komunitetit për shkak se vetë kjo shkollë është e përzgjedhur si qendër komunitare. Pas përfundimit të këtyre terreneve sportive, Malaj u shpreh se puna do të zhvendoset pranë shkollave qendër njësie në Komsi dhe Lis.

Njëri nga terrenet sportive në këtë shkollë është për lojën e futbollit, ndërsa tjetri është multifunksional.