Amortizimi i rrjetit të ujit të pijshëm në fshatin Dushaj të Njësisë Administrative Fushë Bulqizë po vë në rrezik jetën e banorëve. janë këta të fundit që japin alarmin për gjendjen skandaloze të këtij rrjeti që nga vepra e marrjes e deri tek banesat e tyre. Mirgent Balla thotë se ky ujësjellës është bërë me kontributin e vetë banorëve shumë vite më parë, ndërsa institucionet nuk kanë investuar asnjë qindarka e as nuk e mirëmbajnë.

Nga ana tjetër, Mirgenti thotë se për këtë problem kanë qenë edhe tek bashkia e Bulqizës ku më pas është bërë një inspektim i përbashkët i të gjithë rrjetit dhe e kanë konstatuar vetë se në cilën gjendje është. Sipas Ballës, absurditeti më i madh është se paguajnë tarifë për ujin e pijshëm.

Mirgent shprehet gjithashtu se duhet një investim i mirëfilltë që nga vepra e marrjes dhe rrjeti i shpërndarjes të futet në tokë.

  Ndërkohë, gjendjen skandaloze të këtij rrjeti ujësjellësi e tregojnë tubat e familjarëve të cilat janë të gjitha në sipërfaqe dhe në kanale të ujërave të zeza.