Sezoni i korrjes së grurit ka nisur prej pak ditësh. Por ky vit pritet të ketë më pak prodhim nga vitet e kaluara. Nikoll Tosku prej një jete punon me mjetin autokombanjë në të gjithë Matin. Ai shprehet se ky është viti me prodhimin më të dobët që mban mend nga puna e tij. Sipas Toskut parcelat me grurë janë të mbushura me barishte të këqija të cilat kanë ndikuar direkt në rendimentin e prodhimit. Ai shton se shirat e vazhdueshëm të pranverës kanë favorizuar barishtet e këqija.
Për fermerin Met Bardhi arsyeja e vetme e mbjelljes së grurit është vetëm për nevojat e tij për shkak se janë të sigurtë për cilësinë. Megjithatë, edhe ai shprehet se sasia e prodhimit të këtij viti është shumë më e dobët se vitet e kaluara.
Shirat e shumtë të pranverës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi në të gjithë vendin tonë.