Një javë nga mbyllja e regjistrimeve, Qarku Dibër i treti për nga fundi

0
28

Vetëm 7 ditë kanë mbetur nga procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në vendin tonë.

Ndërkohë në shqyrtim janë rreth 5 mijë kërkesa. Po ashtu numri i qytetarëve nga qarku Dibër që jetojnë në vende të ndryshme të botës që janë regjistruar për të votuar ka shkuar në 7 mijë duke bërë që të lërë pas qarqet Gjirokastër dhe Kukës.

Deri këtë të Mërkurë, numri i shqiptarëve në diasporë që janë regjistruar për të votuar qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit ka arritur në 183 mijë shtetas.

Për arsye të problemeve në aplikim dhe dokumentacionit të paraqitur janë refuzuar nga qarku Dibër 2,100 kërkesa të shqiptarëve të diasporës, ndonëse kanë ende kohë për të rregulluar gabimet në aplikim deri me datë 4 Mars.

Deri tani italia mban numrin më të lartë të shqiptarëve të regjistruar për tu bërë pjesë e zgjedhjeve me 66 mijë, ndjekur nga Greqia me 50 mijë, Gjermania me 20 mijë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 16 mijë.

Fushata e subjekteve politike në diasporë për të kërkuar votën e emigrantëve por edhe për t’i nxitur ata të regjistrohen është drejt fundit. Kujtojmë se vota e çdo shqiptari në diasporë do të lexohet në qarkun ku ka lejen e banimit në Shqipëri.