Një grup deputetësh holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për Shqipërinë

0
7

Një grup i përbërë prej katër anëtarësh të parlamentit holandez, ka nisur një mocion për të anulluar udhëtimin e përkohëshëm pa viza për shtetasit shqiptarë në Zonën Shengen.
Më 11 prill, parlamenti hollandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tani Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian që të nis procedurën e “frenimit emergjent”, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit pa viza.
Mocioni u paraqit nga Deputët: Madeleine van Toorenburg, e partisë Kristian Demokrate, Liberal-Konservatori, Jeroen van Ëijngaarden, i cili ishte bashkautori i nocionit, Jasper van Dijk nga Partia Socialiste dhe, Nico Drost nga Bashkimi Kristian, si pjesë e një lëvizje në luftën kundër krimit të organizuar.
“Dhoma, pasi dëgjoi diskutimin, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe se këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza e si rrjedhojë: zgjerojnë më tej rrjetin e tyre të kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i kërkesës për vizë për Shqipërinë ishte për shkak të një sërë faktorësh, përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar, duke i bërë thirrje kështu qeverisë që ti paraqesë një kërkesë Komisionit Evropian për të nisur procedurën e “frenimit emergjent” për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave të Shqipërisë dhe për të informuar “Shtëpinë e Progresit “, me anw tw njw shënimin pwr vendimin e Parlamentit.
Inicatiori i mocionit dhe deputeti Van Toorenburg, tha në seancën plenare se në Holandë janë 6 herë më shumë shqiptarë sesa numri i të regjistruarve zyrtarisht. “Frenimi emergjent” është një mekanizëm i pezullimit të vizave Shengen, i përshtatur me Rregulloren e KE-së 1289/2013, që lejon pezullimin e vizave për shtetasit e vendeve të treta në raste të veçanta, kur konsiderohen si “situata emergjente”. Pezullimi mund të bëhet me shumicën e thjeshtë të votave nga Komisioni Evropian. Në janar të vitit 2018, Franca kishte kërcënuar gjithashtu të rivendosë regjimin e Vizave Shengen për shqiptarët pasi vendi mori 730 kërkesa për azil nga shqiptarët në 2017.