Kryeministri Edi Rama sotme ka prezantuar programin për emigracionin.

Ai ka prezantuar Lavdrim Krashi, një emigrat nga Dibra që jeton në Londër dhe që do të jetë pjesë e kandidatëve për listat e deputetëve.

“Në planin tonë do të ketë kandidatë emigrant. Kam kënaqësinë dhe nderin që të ftoj një emigrant nga Londra që do të jetë pjesë e skuadrës sonë e 25 prillit.

Lavdrim Krashi nga Dibra i ikur prej vitesh dhe duke jetuar duke e nisur nga hiçi dhe sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashki,” tha Rama.