Bashkia e Matit ka nisur aktivitetet në kuadër të vitit jubilar të çlirimit të vendit, 75 vjetorit të kësaj ngjarjeje. Sipari i aktiviteteve u hap me një konkurs të koreve të shkollave 9 vjeçare të kësaj bashkie. Në aktivitetin e Organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Mat dhe shkollat 9 vjeçare morën pjesë disa grupe të cilët performuan nën drejtimin e mësuesve të tyre të muzikës.
Ndërkohë për këtë konkurs i cili zhvillohet për herë të parë në Mat ishte ngritur edhe një juri prrofesioniste e cila në fund të gjithë numrave dha tre çmime. Në vendin e tretë u shpall kori i shkollës “Mustafa Gjestila”, në vendin e dytë kori i shkollës “Rexhep Kërtuka”, Frankth dhe në vendin e parë, kori i shkollës “Ilia Qiqi”, Burrel.
Në këtë aktivitet pati edhe numra përshëndetës në zhanerin e muzikës moderne.