Më në fund ka nisur zgjidhja e problemit shqetësues për banorët e fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Bashkia ka bërë të mundur dërgimin e tubacioneve për riparimin e linjavë të kanaleve të ujërave të ndotura, dëmtimi i të cilave kishte bërë që ujërat e zeza të rridhnin në sipërfaqe. Banorët e Shulbatrrës thonë se më në fund pushteti vendor po bën gjënë e duhur pasi po shmang një burim të madh infeksioni. Megjithëse nuk ka nisur ende puna për vendosjen e tubacioneve të reja, banorët shpresojnë që kjo të ndodhë shumë shpejt. Nga ana tjetër, banorët thonë se një punë e mirë është bërë edhe me vendosjen e kontejnerëve të mbeturinave.

Shqetësimi i banorëve të Shulbatrrës për daljen e ujërave të zeza në sipërfaqe ishte prej shumë muajsh, ndërsa prisnin një zgjidhje definitive.