Ka nisur puna për zbatimin e projektit për veshje me sistem kapot të pallateve në qytetin e Burrelit. Prej ditësh po punohet në bllokun e banimit numër 1 të lagjes “Pjetër Budi” ku zbatuesit e projektit janë në përfundim e sipër të punës në dy pallate parafabrikat, të cilat do të vishen me sistem kapot që përfshin termoizolimin me polisterol. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve është kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i cili tha se ky investim ka si qëllim jo vetëm rritjen e jetëgjatësisë së këtyre pallateve por edhe kursimin e energjisë nga familjarët pasi ndikon drejtpërdrejt në temperaturën e brenshme.
Por ndërhyrja në pallate nuk do të ndalet vetëm me sistëmin kapot, pasi projekte të tjera do të zbatohen në vijimësi.
Faza e parë e këtij projekti i cili ka nisur me pallatet e bllokut të banimit numër 1 të lagjes “Pjetër Budi” pritet të mbyllet brenda pak ditëve.