Ka filluar ditën e sotme viti i ri shkollor për nxënësit e sistemit 9-vjeçar por edhe për gjimnazistët. Nisja e vitit të ri shkollor është shoqëruar edhe me urimet e dy politikanëve matjanë kryebashkiakut Agron Malaj si dhe deputetes Dhurata Çupi,

Kryetari i Bashkisë Mat ka shpërndarë foto nga nisja e mësimit në gjimnazin Pjetër Budi si dhe ka uruar nxënësit në këtë filllim vit shkollor.

Statusi i Malajt në facebook

Suksese të gjithë fëmijëve që nisin sot shkollën dhe të gjithë atyre që rikthehen!Të mbarë e paçi rrugën e dijes 📚

Nga ana tjetër Çupi përpos urimit për nxënësit por ka ngritur edhe disa problematika lidhur me arsimin në vendin tonë.

Statusi i Çupit në facebook

Dita e parë e shkollës është emocion i vecantë, jo vetëm për nxënësit por edhe për prindërit dhe mësuesit. Ky vit qoftë i mbarë për të gjithë, përtej vështirësive që shfaqen nga kushtet e pandemisë. Për fat të keq nuk është vetëm pandemia që ka mbyllur dyer shkollash por edhe braktisja e vendit nga pamundësia për të jetuar.Me urimin që dyert e shkollës të jenë të hapura sa më shumë, sepse janë dyert e vetme që përcjellin dijen të sigurtë tek brezat e rinj.Shumë suksese të gjithëve !