Ka nisur procesi i vaksinmit edhe në Qarkun e Dibrës me vaksinën Astra Zeneca. Këtë të Mërkurë procesi i vaksinimit është ndjekur nga afër edhe nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Shehu ju bëri apel mësuesve që të marrin vaksinën pasi janë ndër grupet më të riskuara për tu infektuar me Covid-19.
Në treë ditë vaksinim, në Bashkinë Dibër janë vaksinuar 180 mësues, ndërsa në Bulqizë janë vaksinuar vetëm 35 mësues. Ndërkohë që ka patur edhe refuzime për shkak të ndjenjës së pasigurisë tek mësuesit, duke marrë shkas nga pezullimi që i është bërë vaksinës Astra Zeneca në shumë vende të Bashkimit Europian.