Banorët që jetojnë përgjatë rrugës “Qamil Gjika” apo siç njihet ndryshe lagjja pas Muzeut Historik Mat, nuk do të përballen më me gropa apo pellgje uji që krijoheshin në rrugën që i dërgonte për tek banesat e tyre. Bashkia e Matit ka finalizuar projektin për sistemim asfaltimin e kësaj rruge të kthyer në problem prej disa vitesh. Firma që ka fituar zbatimin e projektit ka nisur nga puna për të sistemuar të gjithë trasenë e rrugës e cila do të ketë edhe ndriçim e trotuare. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se me këtë investim zgjidhet një problem të cilin këta banorë e kanë patur prej 30 vitesh dhe se ka qenë një kërkesë e vazhdueshme ndaj pushtetit vendor.

Punimet për sistemim-asfaltimin e rrugës së këtij blloku banimi pritet të mbyllen brenda shtatë muajve nga nisja e punimeve