Bashkia e Klosit po punon për rehabilitimin e rrugëve rurale pas dëmtimeve të pësuara si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shit. Një ndër rrugët e prishura të kësaj njësie e cila gjithmonë ka qenë problematike është edhe ajo që lidh rrugën nacionale Burrel – Klos me lagjet Shkorsë e Halilaj në Njësinë administrative Suç.
Bashkia e Klosit ka shfrytëzuar inertet që po hiqen nga rruga nacionale si pasojë e rehabilitimit të saj e në bashkëpunim me firmën, po bën të mundur shtrimin e kësaj rruge. Administratori i Njësisë Administrative Suç, Ilirian Çeliku, tha se pas hedhjes së inerteve, ato do të ngjeshen me mjetin përkatës.
Segmenti më problematik i kësaj rruge ka qenë nga ura e Lusës e deri në lagjen Shkorsë, për shkak të malorës së madhe, shtrimi me zhavor nuk zgjidhte përfundimisht problemin.