Rezervuari i fshatit Shoshaj jo vetëm nuk do të jetë më një rrezik për banorët, por vitin e ardhshëm do të jetë edhe në funksion të vaditjes. Diga e këtij rezervuari e cila rrezikohej të shembej, po i nënshtrohet një rikonstruksioni, në mënyrë që kjo vepër vaditëse të vazhdojë të jetë në shërbim të banorëve. Prej ditësh ka nisur puna për rritjen e sigurisë së digës. Për të parë nga afër punimet ishte vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili tha se ky investim do të shmangë një rrezik të madh për banorët dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë e kësaj vepre vaditëse.
Nga ana tjetër, Malaj tha se Bashkia ka në prioritet për vitin e ardhshëm edhe vepra të tjera vaditëse, siç është rezervuari i Midhës, kanali vaditës i Batrrës etj.
Me rezervuarin e Shoshajve është vaditur dikur dhjetra hektar tokë bujqësore.