Prej 10 ditësh ka nisur puna për rikonstruksionin e pallatit të kulturës “Shefqet Doda” në qytetin e Burrelit. Projekti i hartuar nga Bashkia e Matit ka gjetur financim nga Bashkimi Evropian mes shumë projekteve që garuan në thirrjen e BE. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se ky investim e kthen pallatin e kulturës në modern ku jo vetëm do të shërbejë për Qendrën Kulturore por do të jetë edhe një qendër inovacioni për të rinjtë. Sipas Malajt, pas kësaj faze do të ketë edhe një fazë të dytë investimi e cila do të bëhet në ambjentet e brendshme të pallatit të kulturës në mënyrë që kushtet të jenë bashkëkohore.

Vlera e investimit në rikontruksionin e pallatit të kulturës “Shefqet Doda” në qytetin e Burrelit është rreth 17.8 milion lekë të rinj dhe punimet do të mbyllen në një afat kohor prej katër muajsh.