Hapja e rrugës së Arbrit e cila kalon në fund të fshatit Gjoricë e Poshtme në Bashkinë Bulqizë, ka shtyrë banorët që të nisin regjistrimin e tokave bujqësore. Kjo po bëhet në bashkëpunim me pushtetin vendor, të cilët kanë ngritur grupet e ekspertëve për matjen e tokave. Ilmi Xheka i cili ka punuar prej vitesh në sektorin bujqësor është thirrur nga bashkia si ekspert për të ndjekur në terren procesin e matjes së tokave të fshatit Gjoricë e Poshtme. Xheka tha se puna po vijon normalisht deri tani.
Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla tha se janë rreth 2 mijë ekonomi që do të regjitrohen në këtë zonë, ndërsa shtoi se bashkia ka mbështetur regjistrimin fillestar.
Latif Jella thotë se procesi po shkon mirë dhe se edhe ai do të regjistrojë pronën e tijë.