Në kuadër të planifikimit për zgjerimin e zonave të ndriçuara në qytetin e Burrelit, Bashkia e Matit nëpërmjet specialistëve të ndërmarrjes së shërbimeve bashkiake ka nisur punën për vendosjen e ndriçimit në unazën e sipërme të qytetit.
Puna ka nisur nga ish agjensia dhe ndriçuesit Led janë vendosur përgjatë unazës e do të shkojë deri tek “Kthesa e Daçit”.
Vendosja e ndriçimit në këtë zonë ka qenë një domosdoshmëri për të gjithë banorët e lagjes së re të cilët e përdorin këtë rrugë gjatë orëve të natës.
Ndriçimi do tju lehtësojë e sigurojë atyre lëvizjen në orët e vona, drejt banesave të tyre apo qytetit të Burrelit.
Deri tani janë disa zona brenda qytetit që më parë nuk kanë qenë të ndriçuara ku është bërë e mundur vendosja e ndriçuesve. Po ashtu, ndriçimi është shtrirë edhe në rrugët hyrëse të qytetit të Burrelit si ajo nga Klosi por edhe të rrugës që vjen nga Tirana.