Nis puna për sinjalistikën horizontale të qytetit të Burrelit

Nis puna për sinjalistikën horizontale të qytetit të Burrelit


Pas ndërtimit të pengesave në disa rrugë të qytetit të Burrelit dhe përmirësimit të motit, firma zbatuese e projektit për sinjalistikën vertikale e horizontale ka nisur nga puna për vijëzimin e rrugëve.
Puna ka nisur që të enjten pasdite ku fillimisht janë bërë vijat e bardha për këmbësorët. Ndërkohë më pas është kaluar edhe për vijëzimin e parkimeve në sheshin “Demokracia”.
Puna ka vijuar edhe gjatë gjithë ditës së sotme ku janë bërë në shumë vende vijat e bardha për këmbësorët. Drejtues të punimeve thanë se tashmë janë kushtet optimale për të plotësuar zbatimin e projektit i cili ka nisur fillimisht me sinjalistikën vertikale.
Gjithashtu, duke qenë se puna nuk mbaron këtë të Premte, ata kërkuan edhe njëherë mirëkuptimin e qytetarëve për të lënë parkimet e boshatisura në mënyrë që specialistët të kenë mundësi të punojnë pa ndërprerje.
Në të gjitha rrugët ku është punar, trafiku është devijuar nga policia bashkiake dhe ajo e rendit.