Që prej pasdites së djeshme mjete të bashkisë klos dhe asaj Mat po punojnë për riparimin e pjesës së shembur të kanalit vaditës të Klosit. Shembja e këtij kanali ndodhi një ditë më parë jo shumë metra larg qytetit të Klosit. Uji i kanalit vaditës vërshoi në të mbjellat e banorëve por edhe banesat e tyre. Ishin vetë banorët që lajmëruan dëmtimin e tij ndërsa menjëherë është bërë ndalja e ujit në veprën e marrjes. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës pranë Bashkisë Klos, Jetmir Dedolli tha se po punohet në mënyrë intensive për riparimin e pjesës së dëmtuar dhe se deri paraditen e së premtes, do të rregullohet në mënyrë që uji vaditës të rikthehet për të mbjellat e fermerëve të luginës së Matit.
Rritja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar nevojën e vaditjes së të mbjellave bujqësore, ndaj dhe rikthimi i kanalit vaditës tek fermerët do të ishte dëme më pak tek prodhimet e tyre.