Banorët e fshatit Shtushaj në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës do të kenë infrastrukturë më të mirë rrugore për të shkuar në banesat e tyre apo drejt qyteteve Bulqizë e Peshkopi. Prej pak ditësh ka nisur puna për sistemimasfaltimn e aksit rrugor nga Ura e Serebinit deri në fshatin Shtushaj. Firma e cila ka fituar zbatimin e projektit në fjalë po punon aktualisht për zgjerimin e trasesë së rrugës, ndërtimin e veprave të artit e hedhjen e shtresave të nevojshme në karrexhatë para se të shtrohet asfalti. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës shprehen se e kanë pritur këtë investim prej dekadash, pasi rruga ishte vështirësisht e kalueshme sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Sink… Drejtues mjeti Punimet për asfaltimin e kësaj rruge pritet të mbyllen në harkun kohor të tre muajve. Ata kanë nisur në fillim të muajit Qershor dhe në fund të muajit Gusht, banorët do të ketë rrugën e asfaltuar.