Ka nisur puna në rrugën Burgajet – Derjan – Macukull ku aktualisht po punohet në fazën e parë e cila është ndërtimi i veprave të artit. Për të parë nga afër punimet ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se faza e parë është e ndërtimit të veprave të artit dhe e dyta ajo e asfaltimit në një gjatësi 16.8 kilometra. Malaj shtoi se ky investim ishte një domosodoshmëri për të gjithë banorët që e shfrytëzojnë këtë rrugë si dhe ju bëri apel atyre të jane bashkëpunues me firmën gjatë procesit të punës.

Video link

Ky investim është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe punimet për këtë fazë të projektit pritet të mbyllen në Korrik të këtij viti.